Ka rifilluar punën Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve në komunën e Podujevës, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
Ishte bërë pezullimi i shërbimeve të kësaj Qendre javën e kaluar për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.
Por nga sot ka rifilluar puna me kapacitet të plotë.
“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil, njofton të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës se Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Regjistrim të Automjeteve e kësaj komune ka rifilluar punën e saj. Pezullimi i shërbimeve të kësaj Qendre ishte bërë javën e kaluar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19). Ndërsa, nga sot, me datë 10 gusht bëhet rifillimi i punës me kapacitetet e plota të saj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
-
Covid-19 mbyll përkohësisht Agjencinë e Regjistrimit Civil në Podujevë
-
Kthehet orari i rregullt i punës në qendrat për pajisje me dokumente
-
Fillon regjistrimi dhe verifikimi i konsumatorëve të KRM “Pastrimi” në Podujevë
-
Vjedhje e rëndë në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë
-
Rihapet Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok