Nga e mërkura të gjitha qendrat për pajisje me dokumente do të punojnë me orar të rregullt (08-16), ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
Para dy javësh, Agjencia e Regjistrimit Civil zgjati orarin për shkak të rritjes së aplikimeve për dokumente.
Në vendimin e ri, është thënë se tash ka rënie të kërkesave dhe nga tash do të punohet vetëm me orar të rregullt.
Me vendimin e fundprillit ishte vendosur që të punohet edhe ditëve të shtuna. E tash në qendrat për pajisje me dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtune, datë 11.05.2024 dhe do të punohet nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Zgjatet orari i punës në qendrat për pajisje me dokumente
-
MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim
-
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit “në respekt të agjëruesve”
-
MPB-ja me informacione për të huajt që hyjnë në Kosovë pas nisjes së zbatimit të ligjit për ta
-
KQZ-ja sot certifikon kandidatët për deputetë