Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rihapet Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok

Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është rihapur në objektin e Stacionit Policor në këtë qytet.

Qendra e vjetër që ishte në objektin e Komunës u dogj, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur për rihapjen e Qendrës në Stacionin Policor në Zubin Potok.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se puna në këtë qendër do të zhvillohet normalisht dhe se janë të gatshëm që nga sot, t’iu ofrojnë shërbime të gjithë qytetarëve. Ky është një objekt i adaptuar për të ofruar shërbime të menjëhershme qytetarëve që kanë nevojë për të marrë shërbime, deri në funksionalizimin e plotë të objektit të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, i cili u shkatërrua si pasojë e një sulmi kriminal, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me 20 shtator, për vendosjen e targave të përkohshme. Kjo është një ndërhyrje e shpejtë që kanë bërë zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit të MPB-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim që qytetarët e kësaj zone të mos mbesin pa shërbime”, thuhet nga MPB-ja.

https://www.koha.net/arberi/289927/digjet-qendra-e-regjistrimit-ne-zubin-potok-sulmohet-ajo-ne-zvecan/

 

Image