Agjencia e Regjistrimit Civil ka njoftuar se në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në Kaçanik dhe Zubin Potok është pezulluar puna pasi disa zyrtarë të këtyre qendrave kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, vendimi për pezullim të ofrimit të shërbimeve është marrë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit.
MPB-ja ka thënë se deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të këtyre qendrave, të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente, mund të bëhen nëpër qendrat e komunave më të afërta për qytetarët.
Përjashtim bëjnë rastet e tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në në Kaçanik dhe Zubin Potok.
-
Covid-19 mbyll përkohësisht Agjencinë e Regjistrimit Civil në Podujevë
-
Vazhdon pezullimi i punës në Qendrën e Regjistrimit Civil, disa persona me COVID-19
-
Mbyllet Qendra e Regjistrimit Civil, dy zyrtarë dalin pozitivë me COVID-19
-
Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Viti pezullon shërbimet për shkak të COVID-19
-
Rihapet Qendra për Regjistrimin e Automjeteve në Zubin Potok