Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil përmes një komunikate për media bën të ditur se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për vula apostile/verifikuese në komunën e Mitrovicës.
“Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe dyshimit të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Mitrovicë, punonjës në sektorin për vula apostile”, thuhet në njoftim, transmeton KOHA.
Tutje thuhet se qytetarët e komunës së Mitrovicës do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Mitrovicë pezullohen shërbimet për dokumente pasi disa zyrtarë rezultuan me COVID-19
-
Në Shtime pezullohen shërbimet në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve
-
Në Kaçanik dhe Zubin Potok pezullohet puna në Regjistrimin Civil
-
Pezullohet puna në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Gjilan shkaku i rasteve me koronavirus
-
Nga sot terminet për vula apostile duhet të bëhen online