Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shtime pezullohen shërbimet në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil ka njoftuar qytetarët e komunës së Shtimes se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për palë në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në këtë komunë.

Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të dyshimit të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Shtime, punonjës në QRA.

SIpas njoftimit, shërbimet për palë do të kryhen në QRA-të e regjionit.

“Qytetarët e komunës së Shtimes do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim”, thuhet në njoftim.