Arbëri

Punimet në ndërtimin e objektit të urgjencës në QKMF të Malishevës drejtë përfundimit

Malishevë, 23 qershor - Ndërtimi i objektit të urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, po shkon drejt përfundimit dhe shumë shpejt Malisheva do të bëhet me një objekt dhe një shërbim shumë profesional në fushën e ofrimit të shërbimit urgjent shëndetësor.

Punimet në këtë objekt sot i kanë parë nga afër i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti. Ata janë njoftuar nga drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, me ritmin e punimeve dhe rëndësinë që ka ndërtimi i këtij objekti, i cili pas futjes në funksion do të përmirësojë shërbimet shëndetësore që ofrohen.

Qyteti i Malishevës, që gjendet në mes të Kosovës, i ka më së largu qendrat spitalore, prandaj ofrimi i shërbimit shëndetësor të urgjencës aty është tepër i nevojshëm dhe për këtë qëllim komuna është duke investuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.