Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë përurimit të objektit të Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka thënë se është shumë e rëndësishme të theksohet se situata në këtë komunë është nën kontroll.
Sot, kur po përurojmë objektin tepër të nevojshëm të Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, është shumë e rëndësishme të theksohet se situata epidemiologjike në këtë komunë është nën kontroll dhe Malisheva ndodhet në zonën e gjelbër, ka thënë ai.
Tashmë pacientët nga kjo komunë nuk do të kenë nevojë të frekuentojnë urgjencat spitalore në qytetet e tjera. Angazhimi i udhëheqjes komunale, Drejtorisë së Shëndetësisë, të shtabeve emergjente, policisë dhe inspektorateve, do të vazhdoj me këtë ritëm në mënyrë që qytetarët të mbrohen maksimalisht nga Covid-19.
Investimet për kompletimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë janë prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërsa, krahas kësaj po vazhdojmë të rrisim edhe kapacitetet testuese, po sigurojmë pajisje mjekësore dhe furnizimet me barna.
-
Ministri Zemaj kërkon që të prekurit me COVID-19 të trajtohen edhe në spitalet regjionale
-
QKMF-ja në Fushë Kosovë furnizohet me pajisje dhe material shpenzues
-
Zemaj: Po shohim mundësinë e lehtësimit të disa masave
-
Zemaj thekson si prioritet ndërtimin e spitalit në Ferizaj
-
Zemaj: Masat e reja do të ndërmerren varësisht nga numri i të infektuarve