Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundojë ndërtimi i tij.
Ai tha se tashmë punimet për ndërtimin e spitalit po vazhdojnë.
Bashkë me kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore.
Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve. Investimet për kompletimin e infrastrukturës spitalore dhe pajisjeve mjekësore janë prioritet, jo vetëm për spitalin në Ferizaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Vitia: Jemi të përkushtuar për ndërtimin e spitalit rajonal dhe QKMF-së në Ferizaj
-
Vitia zotohet se sivjet rifillojnë punimet në objektin e ri të Spitalit Rajonal të Ferizajt
-
Godina e re Spitalit në Ferizaj, peng i politikës
-
Zemaj kritika se qeveritë e kaluara s’e prioritizuan shëndetësinë
-
Ndërtimi i spitalit - premtimi që përsëritet në çdo fushatë elektorale