Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jashari: Vetëvendosje i ka votat për konstituim, s'duhet të ketë arsyetime

sala jashari

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se partia fituese i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nuk ka arsye për ta shtyrë procesin.

Jashari në pritje të bashkatdhetarëve në Kuvend, ka deklaruar se Vetëvendosje po kërkon kohë, ndërsa, sipas saj, nuk është e qartë se për çfarë po kërkohet kjo kohë.

“Unë besoj që kryesisht Vetëvendosje sikur po kërkon kohë e as ata vetë nuk e dinë se për çfarë po kërkojnë kohë, pasi që ata votat i kanë për kryetarin e Kuvendit e në të njëjtën kohë si liderë partiakë dhe si parti fituese e kanë përgjegjësinë që ta konstituojnë Kuvendin, të gjejnë marrëveshje me parti të tjera në kohën kur është dashur”, ka thënë Jashari.

Sipas saj, zvarritja e procesit tregon joseriozitet ndaj qytetarit të Kosovës.

“Jemi shumë të shqetësuar për demokracinë, për demokracinë për të cilën kanë luftuar dëshmorët tanë, luftëtarët tanë. Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme për të cilën duhen veprime dhe mjete konkrete me të cilat duhet t’i parandalojmë këto që po ndodhin. Ne si Parti Demokratike e Kosovës, jemi edhe partia e dytë më e fuqishme në Kosovë, e kemi për obligim dhe detyrim që ta ruajmë shtetin tonë në të gjitha format e mundshme”, ka deklaruar Jashari.

Edhe Hamza: Na u ofrua pozita e kryekuvendarit në këmbim të nënkryetarit, ofertë joserioze Arbëri Hamza: Na u ofrua pozita e kryekuvendarit në këmbim të nënkryetarit, ofertë joserioze

Ajo ka akuzuar partinë fituese të zgjedhjeve për shkelje të Kushtetutës dhe normalizim të kësaj situate. 

“Kështu që ne kërkojmë që ta fillojnë seancën konstituive, i kanë votat, nuk duhet të kenë arsyetime. Së bashku me pushtetin duhet të mbajnë përgjegjësi përpara popullit, jam e sigurt se edhe votuesit e Vetëvendosjes nuk presin për stagnim dhe nuk presin për zgjedhje. PDK-ja vazhdimisht që nga legjislatura e 9-të”, është shprehur ajo.