Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Viti, një zyrtar i saj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19 është marrë vendim që Qendra e Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente të pezullojë ofrimin e shërbimeve me palë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStafi i dy qendrave është duke iu nënshtruar testit për COVID-19 dhe deri në marrjen e rezultateve dhe konfirmimit nga QKMF në Viti dhe nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, këto dy qendra do të jenë të mbyllura.
Deri në përfundimin e këtij procesi të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në qytetin e Gjilanit, ndërsa shërbimet për pajisje me dokumente do të bëhen në qendrat e komunave më të afërta.