Mes fshatrave Kotlinë, Ivajë e Strazë të komunës së Kaçanikut shtrihet liqeni i Jezerit, pak i njohur si pikë turistike.
Ky liqen i cili krijohet gjatë pranverës së hershme është bërë një pikë atraktive për shumë qytetarë nga secili qytet i Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNexhadi Luta, banor i fshatit Ivajë, thotë se ky liqen është bërë pikë turistike për shkak të pozicionit dhe natyrës së pasur që e rrethon.
Liqeni që kryesisht mbushet nga reshjet atmosferike, sipas banorëve, për një kohë ka mbetur i izoluar, ku shkak për këtë ka qenë infrastruktura e rënduar.
E me hapjen e rrugëve alternative për të mbërritur deri te liqeni, përfaqësuesi i fshatit Ivajë, Agim Luta, thotë se këtu duhen filluar investime dhe se një ambient i tillë duhet ruajtur.
Liqeni i Jezerit po vlerësohet si pasuri që duhet mbrojtur edhe nga komuna e Kaçanikut, për shkak të shumë veçorive që ka.
Sipërfaqja në të cilën shtrihet ky liqen në këto fshatra të Kaçanikut sipas nënkryetarit të komunës Ylber Bajra, është në pronë private, çka e pamundëson investimin aktualisht.
Megjithatë, ai shton se komuna shumë shpejt do të nisë bisedimet me institucionet përkatëse për shpronësimin e saj.
Bajra tha se edhe në këtë pjesë ka ndikuar gjendja e krijuar me pandeminë COVID-19, megjithatë, thekson se përkundër kësaj, liqenit të Jezerit nuk i mungojnë vizitorët.