Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Punëtorët e “Çabratit” në grevë për kryeshefin Hadri, Gjakova mbulohet nga mbeturinat

Prej disa ditësh punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” të cilët janë përgjegjës për grumbullimin e mbeturinave në tërë territorin e komunës së Gjakovës janë në grevë.

Organizimi i kësaj greve ka filluar të enjten dhe sipas organizatorëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në plotësimin e kërkesës së tyre, e cila është garantimi nga aksionari, që në këtë rast është Komuna e Gjakovës, se nuk do të ketë ndryshime apo ndonjë shkarkim të menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, konkretisht të kryeshefit ekzekutiv, Berat Hadrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Punëtorët grevistë thonë se me shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrje dhe emërimin e bordit të ri, do të ndodhin lëvizje në menaxhimin e brendshëm të ndërmarrjes.

Drejtori i “Çabratit”, Berat Hadri, tha se kjo grevë është organizuar kundër vullnetit të tij dhe iu ka kërkuar organizatorëve që e njëjta të ndërpritet dhe të fillohet puna e rregullt sipas planit të paraparë operativ.

Mirëpo kërkesa e tij është hasur në vesh të shurdhër të punëtorëve, të cilët nuk duan që Hadri të shkarkohet nga pozita e drejtorit.

Për shkak të mos grumbullimit të mbeturinave, situata në qytetin e Gjakovës është rënduar, madje mbeturinat nuk janë larguar as në qendër të qytetit.

Po ashtu, një pjesë e madhe e qytetit, përfshirë komplet lagjen “Orize” e njohur si “Blloku i Ri”, si dhe rrugët që përfshijnë pjesën lindore të qytetit, nga rruga e “UÇK” në qendër të qytetit deri në rrugën “Skënderbeu” ku janë të lidhura shumë rrugë nuk janë larguar mbeturinat.