Tre të rinj nga komuna e Hanit të Elezit shkuan për të vizituar Shkupin këtë të diel, por ata u sulmuan fizikisht nga disa persona.
Duke treguar për atë se çfarë ka ndodhur, ata thonë se nuk u është ofruar as ndihmë mjekësore, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje ata kanë treguar se për këtë ata janë mbajtur rreth 5 orë në stacionin policor të Shkupit.
E pikërisht për këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili thotë se ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse.
Për këtë incident, KTV-ja e ka pyetur edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme nëse janë të njoftuar ose kanë kontaktuar me autoritetet maqedonase, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.