Dy persona janë arrestuar në Han të Elezit pas një përleshjeje në një lokal.
Sipas njoftimit, Policia i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe në vendin e ngjarjes ka hasur në dy persona të lënduar të cilët shkak i një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas komunikatës për media, dy të dyshuarit fillimisht për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Dy të dyshuarit pasi janë liruar nga Qendra Emergjente e Ferizajt, janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pasi janë intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit me inicialet S.TH (M/K) i moshës 58-vjeçar dhe D.B ( M/K) i moshës 22-vjeçar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.