Kronikë

Arrestohen dy persona në Han të Elezit, rrahin një 16-vjeçar

Dy persona u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit për lëndim trupor.

Policia e rajonit të Ferizajt njoftoi se policia u njoftua për rastin rreth orën 21:45 dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Dy të dyshuarit kishin sulmuar një 16-vjeçar pas një mosmarrëveshje.

“Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar me inicialet A.L (M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.L ( M/K) i moshës 20 vjeçar , të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet B.B ( M/K) i moshës 16 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për këtë ai kishte pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.