Pas një përleshje fizike, Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në Han të Elezit gjatë ditës së djeshme.
Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia.