KRU “Hidrodrini” në Pejë, ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra.
“Një avari që ka ndodhur në gypin qendror të furnizimit me ujë, i cili shtrihet në rrugën Tranzit tek (Ura e KFOR-it) në Pejë, ka lënë pa furnizim me ujë fshatrat Loxhë, Krstovc, Gorazhdevc, Babiq si dhe Bashkësinë Territoriale 'Dardania 3'”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “Hodrdrinit” prishja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe reagimi i ekipeve të KRU 'Hidrodrini' ka qenë i menjëhershëm.
“Në bazë të të dhënave nga terreni, pritet që furnizimi me ujë në këto fshatra dhe lokalitete të rikthehet rreth orës 17:00”, thuhet në njoftimin për media.
{gallery}