Gjakova sonte mirëpret festivalin interesant, atë të mishit, i quajtur Mish-Mish Festival.
Ky festival u dedikohet prodhuesve vendorë të mishit të cilët do të mund të promovojnë produktet e tyre nga mishi dhe ku vizitorët mund t’i shijojnë ato.
Festivali do të mbahet tek hapësira e ish-pazarit të vjetër nga ora 18.00 e deri në orët e mëngjesit.
Në këtë festival do të performojnë emra të njohur të skenës muzikore si Alekasndër Gjoka, Anxhela Peristeri, Offchestra, Endri & Stefi, Valon Shehu dhe Nezafete Shala.
Hyrja do të jetë falas.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Gjilan sot hapet edicioni i dytë i festivalit Angros
-
“Festa e miqësisë” me muzikë tani edhe në Kosovë
-
Ermonela Jaho ua jep arieve kontekstin historik të Gjakovës, sonte në “Express”
-
“Mitrox Festival” - dedikuar artit, muzikës dhe komunitetit, sonte në “Express”
-
“Ditët e shqiptarit” për gjallërimin e Gjakovës me ritëm e traditë