Ka përfunduar projekti për ndërtimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Arllat dhe nga sot ajo është në funksion dhe në shërbim për qytetarët e fshatrave, Arllat, Llapushnik, Negroc dhe Gjergjicë, njofton zyra për informim e komunës së Drenasit.
Theksohet se kjo zyrë do të jetë në funksion gjatë orarit zyrtar për qytetarët e Komunës së Drenasit, përkatësisht për qytetarët e fshatrave të lartcekura dhe gjithë atyre që janë të regjistruar në zyrat tjera, por që janë në sistem të gjendjes civile.
Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Administratës se Përgjithshme Komunale dhe ka për qëllim që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë sa më afër tyre duke ju lehtësuar shërbimet e shpejta.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një 29-vjeçar për therje me thikë në Arllat të Drenasit
-
Komunat ankohen se s’po mund të kryejnë shërbime të gjendjes civile
-
Nga strukturat paralele në Regjistrin e Kosovës – Serbëve u mundësohet regjistrimi i gjendjes civile
-
Kthehet orari i rregullt i punës në qendrat për pajisje me dokumente
-
Obiliqi do të ofrojë shërbime për mërgimtarë edhe gjatë kohës së pauzës