Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar vendimin që u mundëson qytetarëve që kanë regjistruar faktet e gjendjes së tyre civile - lindjen, martesën dhe/apo vdekjen - në strukturat ilegale e paralele serbe gjatë periudhës nga 10 qershori 1999 deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të aplikojnë për regjistrimin e këtyre fakteve në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës.
Ministria e ka quajtur këtë hap të rëndësishëm.
“Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të ligjshmërisë për formalizimin e statusit civil të qytetarëve në përputhje me kornizën ligjore të Republikës së Kosovës”, ka thënë përmes komunikatës.
Më tej, MPB ka njoftuar se procesi i regjistrimit do të kryhet nga Agjencia për Regjistrimin Civil dhe do të jetë i hapur nga data 1 shkurt 2025 deri më 30 prill 2025.
“Për të aplikuar, qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës në bazë të llojit të faktit që synojnë të regjistrojnë. Në periudhën e ndërmjetme, nga dhjetori i këtij viti deri më 1 shkurt 2025, do të zhvillohen dhe sesione të ndryshme informuese për të gjithë qytetarët, për t'i ndihmuar dhe asistuar në këtë proces”, thuhet tutje.
-
Nga strukturat paralele në Regjistrin e Kosovës – për tre muaj u kryen 4330 regjistrime
-
Shtetasit e Serbisë pranojnë lehtësirat në lidhje me Ligjin për të huajt
-
Sveçla: Qindra aplikime nga serbët për shtetësi të Kosovës
-
Zbatimi i ligjit, mbi 100 shtetas të huaj regjistrojnë adresat e qëndrimit në Kosovë
-
Me Ligjin për të Huajt nis edhe zbatimi i lehtësirave