Kosovë

“Versioni final i Autostradës së Dukagjinit, 60 milionë euro më i shtrenjtë dhe dëmton tokat bujqësore”

“Versioni final i Autostradës së Dukagjinit, 60 milionë euro më i shtrenjtë dhe dëmton tokat bujqësore”
Foto: Ilustrim/Koha

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë të jetë takuar me përfaqësuesit e qytetarëve të Rahovecit, me të cilët ka biseduar rreth autostradës së Dukagjinit.

Nga ta ka marrë detaje, për çka edhe vet ata ka kohë që ankohen, se kjo autostradë, si versioni final i aprovuar nga MI-ja, do të kushtojë 60 milionë euro më shtrenjtë dhe do t’i dëmtojë tokat bujqësore.