Arbëri

Rahoveci kundër Variantit 6 të “Autostradës së Dukagjinit”, dëmtohet edhe Drini i Bardhë

 

Varianti 6 i projektit për “Autostradën e Dukagjinit”, nuk po merr përkrahjen e qytetarëve të Rahovecit, ani pse ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ishte zotuar se do të jetë i duhuri për të gjitha qytetet.

Suad Çmega e Jeton Haxhijaha, nga Këshilli i qytetarëve të Rahovecit, në Express Intervistën në KTV, ka thënë se kanë zhvilluar debate ku u pajtuan edhe ekspertë e inxhinierë, që ky variant që ka përkrahur edhe Lekaj, apo siç njihet si Varianti i 6-të, është i dëmshëm për Rahovecin.