Komiteti drejtues ndërministror për zhvillimin e projektit “Autostrada Istog-Peje-Deçan-Gjakovë – Prizren”, ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për variantin final të këtij projekti.
Përzgjedhja e këtij varianti të Autostradës së Dukagjinit, vjen pas dëgjimeve publike të realizuara me qytetarët e të gjitha komunave që i përshkon ky projekt, njofton Ministria e Infrastrukturës.
Ministri Pal Lekaj, kryesues i këtij komiteti, theksoi rëndësinë e këtij vendimi i cili tha se i hap rrugë projektimit të detajuar. Mes të tjerash shtoi se më këtë autostradë, “Kosovës i hapet perspektivë më e madhe me krijimin e lidhjeve me korridoret pan-evropiane”.
Anëtarët e komitetit diskutuan edhe për të tjera aspekte të ecurisë së realizimit të këtij projekti, ndërsa u shprehën të kënaqur me procesin e deritanishëm.
-
Lekaj në Prizren: Të gjitha sugjerimet dhe propozimet do merren parasysh për autostradën
-
Autostrada kalon 4 kilometra larg qendrës së Pejës
-
Kryetarët e komunave të Dukagjinit shikojnë hartën nga do të kalojnë autostradat
-
500 milionë euro kushton projekti alternativ i Qeverisë Kurti, për autostradën e Dukagjinit
-
Qeveria Kurti me projekt alternativ në vend të Autostradës së Dukagjinit