Mbi 7 mijë nënshkrime janë mbledhur nga qytetarët e Rahovecit, për ta kundërshtuar versionin aktual të autostradës së Dukagjinit, raporton KTV.
Sipas qytetarëve, me variantin të cilin e ka prezantuar Ministria e Infrastrukturës, po dëmtohet lumi Drini i Bardhë dhe është anashkaluar komuna, pasi që autostrada është 14 kilometra larg nga qyteti i Rahovecit.
Nga e enjtja, edhe banorët e fshatrave të Rahovecit do të mund ta nënshkruajnë peticionin për kundërshtimin e autostradës së Dukagjinit.
Nëse institucionet përgjegjëse nuk reagojnë për ta ndryshuar versionin aktual të autostradës, banorët e komunës së Rahovecit paralajmërojnë edhe protesta.
Ndërkaq, në Ministrinë e Infrastrukturës vazhdojnë të insistojnë se versioni aktual është më i favorshmi për Rahovecin.
Edhe
Banorëve të Rahovecit s’po u pëlqen “Autostrada e Dukagjinit”, edhe larg edhe dëmtohet Drini
Autostrada e Dukagjinit pritet të fillojë të ndërtohet këtë vit dhe lidh qytetin e Istogut, Pejën, Deçanin, Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.
Kostoja e kësaj autostrade do të jetë rreth 600 milion euro dhe do të shpronësohen rreth 623 hektarë tokë.
-
Veseli: Duhet dëgjuar zëri i qytetarëve që po kundërshtojnë variantin e “Autostradës së Dukagjinit”
-
Në Rahovec kundërshtohet arsyetimi i Ministrisë për trasenë e autostradës
-
Këshilli i banorëve të Rahovecit tregon pse është kundër versionit të MI-së për Autostradën
-
Edhe Vetëvendosje kundër kalimit të autostradës së Dukagjinit përgjatë Drinit të Bardhë