Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorëve të Rahovecit s’po u pëlqen “Autostrada e Dukagjinit”, edhe larg edhe dëmtohet Drini

Qytetarët e Rahovecit po e kundërshtojnë projektin e autostradës së Dukagjinit që prek edhe komunën e tyre.

Sipas tyre, me variantin të cilin e ka prezantuar Ministria e Infrastrukturës po dëmtohet lumi Drini dhe është anashkaluar kjo komunë, pasi që autostrada është larg 14 kilometra nga qyteti i Rahovecit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për projektin që e ka paraqitur ministri Pal Lekaj së bashku me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, qytetarët kanë paralajmëruar protesta.

Disa ekspertë të komunës së Rahovecit, të cilët edhe kanë propozuar ide për projekt të autostradës kur janë mbajtur diskutimet publike, thonë se propozimet e tyre, të cilat i kanë paraqitur ata, kanë qenë më të mira dhe më të arsyeshme.

Ndërkaq, zyrtarë komunalë thonë se i përkrahin propozimet e qytetarëve, por shtojnë se janë kundër dëmtimit të tokave bujqësore.

KTV-ja ka kontaktuar zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Autostrada e Dukagjinit pritet të fillojë të ndërtohet këtë vit dhe lidh qytetin e Istogut, Pejën, Deçanin, Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.