Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli i banorëve të Rahovecit tregon pse është kundër versionit të MI-së për Autostradën

Foto: Koha

Këshilli i banorëve të Rahovecit, i cili është duke kundërshtuar Trasenë e Autostradës së “Dukagjinit” për pjesën e Rahovecit ndryshe i njohur si Varianti i Drinit, reagon ndaj komunikatës së Ministrisë së Infrastrukturës.

Ky Këshill thotë komunikata e Ministrisë së Infrastrukturës në përmbajtjen e saj ka shumë të pavërteta, transmeton Koha.net.

“Fillimisht dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë se në komunën e Rahovecit është duke u mbajtur një peticion i cili tashmë ka tejkaluar numrin prej 6000 personave të nënshkruar, me këtë dëshirojmë të informojmë edhe Ministrinë e Infrastrukturës se ne nuk jemi një grup i caktuar me pretendime politike, por kjo është një nismë e banorëve të Komunës së Rahovecit të pakënaqur me variantin e propozuar nga Ministria e Infrastrukturës”, thuhet në komunikatë.

1. Gjatë Debateve të mbajtura në Komunën e Rahovecit rreth çështjes së Autostradës së Dukagjinit për pjesën e Rahovecit, unanimisht të gjithë banorët dhe inxhinierët e fushës së Ndërtimtarisë, Arkitekturës, Bujqësisë, Ekonomisë etj, ishin kundër “Variantit të Drinit të Bardhë”.

2. Njashtu gjatë debateve edhe kompania projektuese “InfraPlus” dhe inxhinierët e saj ishin kundër “Variantit të Drinit” shkaku që është e pamundur të ndërtohet Autostrada buzë lumit Drini i Bardhë.

Edhe Në Rahovec kundërshtohet arsyetimi i Ministrisë për trasenë e autostradës Arbëri Në Rahovec kundërshtohet arsyetimi i Ministrisë për trasenë e autostradës

3. Në debate ishin prezentë edhe Profesorët Universitarë të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të cilët ishin kundër Variantit të Autostradës e cila kalon buzë Lumit Drini i Bardhë.

4. Nga të gjithë personat prezent është përkrahur Varianti nr.1, sepse është varianti i cili nuk dëmton tokat bujqësore në komasacion dhe nuk dëmton lumin Drini i Bardhë.

Duke e parë komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës që ka bërë krahasime ndërmjet variantit të përkrahur nga banorët e Komunës së Rahovecit dhe variantit të përkrahur nga Ministria e Infrastrukturës, Këshilli thotë se do t’i demantojë në vijim disa nga argumentet e prezantuara nga Ministria e Infrastrukturës.

Në vijim Këshilli disa nga faktet të cilat Ministria e Infrastrukturës nuk është duke i cekur me të vetmin qëllim që të manipulohet masa.

Më poshtë gjeni faktet e ofruara nga ky Këshill:

Varianti nr.6-Varianti buzë lumit Drini i Bardhë

• Me Variantin e Autostradës për pjesën e Rahovecit kemi shkeljet ligjore të ligjit mbi Regullimi e Tokave.

• Me “Variantin e Drinit” shkatërohet zona tek “Ura e Fshejtë” dhe shkatërohen “Kanionet” të cilët janë të mbrojtura me ligj që nga viti 1986.

• Me Variantin e Autostradës buzë lumit Drini i Bardhë do të pamundësohet edhe ndërtimi i EKO ZONAVE, të cilët janë planifikuar të ndërtohen nga investitorë të huaj, projekte tashmë të prezentuara Presidencës dhe Qeverive të kaluara.

• Me “Variantin e Drinit” dëmtohen Tokat Bujqësore të cilët janë në komasacion, dëmtohen 110 hektarë tokë në komasacion.

• Me “Variantin e Drinit”, Komunës së Rahovecit do ti ndalohet qasja në Lumin Drini i Bardh në një gjatësi prej 15 km.

• Me “Variantin e Drinit” do të kemi betonizimin e tërësishëm të lumit Drini i Bardhë dhe dëmtimit të gjithë ekosistemit.

• Me “Varantin e Drinit” tashmë do të shuhen edhe garat e kërcimit, gara këto të nivelit ndërkombëtar të cilët janë duke u zhvilluar te “Ura e Fshejtë”.

• Kostoja e Shpronësimit të Tokave me Variantin e Drinit të Bardhë arrin shifrat prej 99 milionë euro vetëm për pjesën e Rahovecit.

Edhe Mbi 2500 nënshkrime për një ditë në Rahovec në peticionin kundër Variantit 6 të “Autostradës së Dukagjinit” Arbëri Mbi 2500 nënshkrime për një ditë në Rahovec në peticionin kundër Variantit 6 të “Autostradës së Dukagjinit”

• Gjatësia e trasës me “Variantin e Drinit” është më e gjatë për 3 km në 25 km nga “Ura e Fshejtë” deri tek kyçja në Autostradën “Ibrahim Rugova”, dhe nëse marrim çmimin prej 10 milionë euro për kilometër do të thotë se ky variant është për 30 milionë euro më i shtrejtë.

• Me “Variantin e Drinit të Bardhë” edhe vozitja do të jetë më e rrezikshme shkaku i ngricave të cilët janë prezentë gjatë stinës së dimrit, në këtë mënyrë do të rrezikohet edhe jeta e qytetarëve.

• Me “Variantin e Drinit” anashkalohet Komuna e Rahovecit, dhe Komuna e Mamushës, ku mbesin të vetme Komuna në Rafshin e Dukagjinit të cilave ju mohohet qasja në këtë Autostradë.

• Me “Variantin e Drinit” do të shpronësohen pronat e oligarkëve partiak të AAK-së.

Varianti nr.1-( I përkrahur nga Banorët e Komunës së Rahovecit )

• Varianti i cili është përkrahur nga banorët e Rahovecit si dhe nga inxhinierët e fushave të ndryshme.

• Nuk dëmtohen tokat bujqësore në komasacion, kryesisht dëmtohen tokat jo pjellore të klasit 5 dhe klasit 6.

• Shpronësimi i tokave me këtë variant do të kushtonte rreth 35 milionë euro.

• Kemi sipërfaqe komunale dhe nën administrimin e Ekonomisë së pyjeve prej 85 ha ku do të kalojë trasa e Autostradës.

• Do të dëmtoheshin vetëm 5 ha me vreshta, kurse nga Statistikat të Departamentit të Vreshtarisë dhe Verërave vetëm në Komunën e Rahovecit për çdo vit shkulen rreth 10 hektar me vreshta.

• Me këtë variant do të përfitonte përpos Komunës së Rahovecit edhe Komuna e Mamushës, njëherit nuk do të dëmtoheshin tokat bujqësore te fshatrave të Komunës së Prizrenit.

• Ky variant vetëm me shpronësim do të jetë më i lirë rreth 65 milionë euro.

Gjatë takimeve të këshillit të banorëve të Rahovecit me Kryetarin e Komunës së Rahovecit dhe kompanisë projektuese “InfraPlus”, ku gjatë takimeve përfaqësuesit e kompanisë deklaruan që ata nuk kanë bërë ndonjë analizë të mirëfilltë ekonomike, nuk kanë kryer matjet gjeologjike, matjet gjeodezike etj, por këtë variant të Drinit janë duke e shtyrë përpara vetëm disa persona të caktuar.

Edhe Rahovecianët me peticion kundërshtojnë versionin aktual të autostradës së Dukagjinit Arbëri Rahovecianët me peticion kundërshtojnë versionin aktual të autostradës së Dukagjinit

Duke pasur parasysh këtë krim i cili tashmë është duke ndodhur ne si banorë të Rahovecit nuk do të ndalemi me kundërshtimin tonë, madje në javët në vijim do të caktojmë edhe ditën e protestave të cilët do të organizohen në Rahovec si dhe pranë Kryeministrisë.

Ne si Këshill i banorëve të Rahovecit apelojmë edhe tek Kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj që të reflektojë rreth këtij shqetësimi të banorvëe të Komunës.