Këshilli i banorëve të Rahovecit, që është duke kundërshtuar trasenë e Autostradës së Dukagjinit për pjesën e Rahovecit, që njihet si “Varianti i Drinit”, ka reaguar lidhur me qëndrimet e fundit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), lidhur me këtë projekt kapital. Ky këshill ka vlerësuar se komunikata e MIT-së “në përmbajtjen e saj ka shumë të pavërteta”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këshilli i banorëve ka bërë të ditur se në Komunën e Rahovecit është duke u mbajtur një peticion, i cili tashmë ka tejkaluar numrin prej 6.000 personave të nënshkruar.
“Me këtë dëshirojmë të informojmë edhe Ministrinë e Infrastrukturës se ne nuk jemi një grup i caktuar me pretendime politike, por kjo është një nismë e banorëve të Komunës së Rahovecit të pakënaqur me variantin e propozuar nga Ministria e Infrastrukturës”, thuhet në komunikatën e Këshillit.
Tutje aty theksohet se banorët dhe profesionistët gjatë debateve të mbajtura në Komunën e Rahovecit rreth çështjes së Autostradës së Dukagjinit për pjesën e Rahovecit kanë qenë kundër “Variantit të Drinit të Bardhë”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Këshilli i banorëve të Rahovecit tregon pse është kundër versionit të MI-së për Autostradën
-
Rahovecianët me peticion kundërshtojnë versionin aktual të autostradës së Dukagjinit
-
Lëvizja Vetëvendosje kundër versionit aktual për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit
-
MI-ja thotë se varianti i autostradës së Dukagjinit kah Drini i Bardhë është më i përshtatshmi
-
Mbi 2500 nënshkrime për një ditë në Rahovec në peticionin kundër Variantit 6 të “Autostradës së Dukagjinit”