Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sali Asllanaj, në cilësinë e ish-kryetarit të Komunës së Suharekës.
Gjithashtu aktakuzë është ngritur edhe ndaj SH.B., në cilësi të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, dhe M.H., në cilësi të drejtorit të SHFMU “Bajram Curri” në fshatin Nishor, Komuna e Suharekës, për shkak se kanë kryer secili veç e veç veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, lidhur me Marrëveshjen për Mirëkuptim dhe Bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik nr.04/L-042.
Ky është Ligji për menaxhimin e financave publike nr.03/L-048, si dhe Rregulloren financiare nr.01/2013, me ç’rast i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës në shumën totale prej 10.556.00 €.
-
Ish-kryetari i Suharekës me 2 vartës nën aktakuzë për shpërdorim pozite
-
Sali Asllanaj dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm në akuzat për korrupsion
-
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj drejtorit të Kulturës në Suharekë
-
U dhanë para për rrugë që s’u ndërtuan fare në Suharekë, aktakuzë për zyrtarë e pronarë kompanish
-
Aktakuzë ndaj 7 personave për urën metalike në Ngucat që s’u ndërtua fare