Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-kryetari i Suharekës me 2 vartës nën aktakuzë për shpërdorim pozite

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, dhe dy vartësve të tij për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Asllanaj bashkë me ish-drejtorin e Arsimit, Sh.B. dhe me M.H. në cilësinë e drejtorit të shkollës në Nishor, akuzohen se veç e veç kanë kryer këtë vepër penale në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit e bashkëfinancimit me një OJQ për transportin e nxënësve, duke shkelur dispozitat e legjislacionit. Organi i akuzës pretendon se në këtë rast buxheti i Kosovës është dëmtuar për shumën prej mbi 10 mijë eurove.

Mirëpo ish-kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka konfirmuar lidhjen e marrëveshjes me OJQ-në e sipërpërmendur për transportin e nxënësve, që sipas tij ka qenë një nevojë emergjente e kohës, por ka shtuar se “asnjë cent i buxhetit komunal nuk është keqpërdorur apo dëmtuar në këtë rast”./Fisnik Minci/

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)