Edicioni i parë i emisionit “Jeta” për vitin 2022 vjen nga qyteti i Pejës.
Janë vëllezërit Ardian e Adnan Goska që prej vitesh janë kultivues të racës autoktone të Deltarit Ilir.
Dyshja kujton të ketë mbetur si traditë e kahershme e familjes së tyre kultivimi i Deltarit Ilir si racë e pastër e trojeve shqiptare.
Në shtëpinë e tyre, vëllezërit nga Peja, ua kanë krijuar një hapësirë qenve të kësaj race.
I vazhdueshëm është apeli i Ardian e Adnan Goskës drejtuar kultivuesve të tjerë, që këtë racë të mos e përziejnë me asnjë tjetër pasi që sipas tyre, humb origjinaliteti i Deltarit.
“Parametrat fizikë të Deltarit Ilir arrihen nëse nuk përzihet kjo racë me ndonjë racë tjetër. Vetëm ngjyra e tyre mund të dallohet, por tipi si tip është i njëjti. Në momentin që përzihet me raca të huaja, atëherë Deltarit Ilir i humbet shkëlqimi”, thekson Ardian Goska.
Edhe
Djathi tradicional nga rrethina e Pejës
Ardiani shprehet se luftojnë që Deltari Ilir të mbetet racë e pastër, derisa thonë se shumë kultivues gabojnë kur duan t’i zhvillojnë më tepër sesa parametrat normalë të një Deltari.
Veç tjerash, dyshja nga Peja kanë rrëfime interesante që lidhen me përvojën e hershme të tyre qëkur mbajnë e kultivojnë qen të racës autoktone.
Duke i ndarë këto rrëfime, ata vënë në pah shumë karakteristika të racës autoktone ilire.
-
Djathë shtëpie natyral, punë e çiftit nga Lutogllava e Pejës
-
Dhitë alpine franceze, burim të ardhurash për familjen e fermerit pensionist nga Vushtrria
-
Gjin Shatri, banori që i jep jetë Corrovodës me 12 kuajt e tij | JETA
-
Sonte në “Jeta”: Gjin Shatri, banori që i jep jetë Corrovodës me 12 kuajt e tij