Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Djathi tradicional nga rrethina e Pejës

Që nga orët e hershme të mëngjesit, blegtorët nga rrethina e Pejës kanë dalë në treg për të shitur qumësht, djathë, mazë e produkte të tjera.

Ata janë të kënaqur me produktet e bulmetit dhe nga plasimi i tyre në treg, por thonë se bujqësia ka mbetur si sektor i pashfrytëzuar sa duhet në këto anë.

Edhe blerësit e djathit po ashtu u shprehën të kënaqur me produktet vendore.

Blegtorët theksojnë se ka një rritje të prodhimit të djathit, që ka të bëjë drejtpërdrejt me të reshurat atmosferike dhe ndikimin e tyre në vegjetacionin e bujshëm në kullosat verore, në malet e Pejës.

Ramadan Caka, blegtor nga Studenica e Istogut, thotë se kualiteti i lartë i djathit të bardhë tradicional ka ndikuar edhe në shitjen e shpejtë, kryesisht në vendin tonë.

Edhe Shehu për vendimet e Ministrisë së Bujqësisë: Nuk guxon të quhet djathë nëse nuk ka përmbajtje 100% qumësht Arbëri 2 muaj më parë Shehu për vendimet e Ministrisë së Bujqësisë: Nuk guxon të quhet djathë nëse nuk ka përmbajtje 100% qumësht

Ai tregoi se shitja rritet në kohën kur vijnë mërgimtarët, por ka shprehur pakënaqësi me çmimin që po sillet.

Avokat me profesion, Xhelal Radoniqi tregoi se është blerës i rregullt i produkteve vendore. Ai thekson se ka një lloj djathi më specifik, që e blen në këtë treg.

Me shumë se 20 vjet blegtor, Avni Berisha nga Peja, është i lumtur që ka një rritje të djathit tradicional në Pejë. Por, sipas tij, vite më parë është shitur më shumë djathë sesa tash.

Muhamet Zara tregon se është një merakli i djathit të lopës.

E, Ali Hajzeri nga Istogu pohon se produktet e qumështit këtu në treg dallojnë nga ato që ofrohen të paketuara të markete.

Edhe Muja: Presione nga jashtë në sektorin e qumështit, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore Arbëri 2 muaj më parë Muja: Presione nga jashtë në sektorin e qumështit, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore

Fshatrat e Pejës njihen për traditën shekullore të shitjes së djathit dhe sado që investimet në bujqësi janë rritur dukshëm viteve të fundit, sipas blegtorëve, prodhimet vendore nuk përmbushin as përgjysmë nevojat e tregut.

Sasia më e madhe e prodhimeve të qumështit sigurohet nga importi.