Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
JETA

Me ushqime bio një familje po e zhvillon turizmin në bjeshkën e Strellcit

Bukuritë unike të Strellcit të Deçanit mund të shijohen që kur nis rruga për ta ngjitur bjeshkën.

Mbi 2000 metra është lartësia mbidetare e bjeshkëve atje.

Në sezonin e verës për vizitorët bjeshka e Strellcit është ndër destinacionet e preferuara.

Të tillë e bën ajri, natyra e qetësia që e mbizotëron vendin.

Përballë bjeshkës së Strellcit mund të vështrohen bjeshkët e Preljepit, Rroshkoldolit e ato të Junikut.

Edhe Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit Kronikë 14 o. më parë Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Stanet në këtë lartësi marrin jetë nga muaji maj.

Ato gjallërohen nga vendësit e nga blegtorët që me vete marrin edhe bagëtitë e atje qëndrojnë deri në tetor.

Ekipi i emisionit “JETA” në këtë bjeshkë ka takuar edhe rojën e parkut të mbrojtur, Muharrem Balaj.

Balaj ka thënë se vetëdijesimi i qytetarëve është ngritur dhe kohët e fundit nuk ka dëmtime si në vitet e mëparshme.

“Ne jemi vazhdimisht në orar të punës, jemi pra çdo ditë në terren sidomos aty ku e shohim se duhet të jemi të pranishëm. Fatmirësisht, ndërgjegjësimi i qytetarëve vërehet dukshëm, por nëse nuk e mbrojnë natyrën ne e ngremë fletëparaqitjen dhe e dërgojmë në organe gjyqësore që të merren me këtë probleme”, ka thënë ai.

Edhe Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar Arbëri 2 d. më parë Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar

Në 1300 metra lartësi familja Istrefaj ka ndërtuar restorantin tradicional, i vetmi në këtë bjeshkë.

Përmes ushqimeve bio, produktet e të cilave i sigurojnë nga blegtorët vendës që gjatë gjithë verës qëndrojnë në stane, familja nga Strellci synon që ta zhvillojë edhe më shumë turizmin në këtë anë të Deçanit.