Edicioni i parë i emisionit "JETA" në Kohavision, sjell rrëfimin e familjes Cahani, e cila u kthye nga Zvicra dhe e rikthej Urën e Fshajt në një zonë turistike.
Me kampera të shumtë, vende rekreacioni plotësisht në natyrë e pa e prekur pamjen e kësaj zone, kjo familje po i sjell turistë nga e gjithë bota Gjakovës. Ekipi i emisionit "JETA" ka qëndruar gjatë një dite me ta duke shijuar mrekullitë e natyrës së këtij vendi.
Për t'i njohur me historinë e vendit, familja Cahani në njërën nga ambientet e krijuara si lokal për pije e ushqim për turistët, ka vendosur fotografitë e dy personazheve të rëndësishme në historinë shqiptare, atë te Gjergj Kastriotit Skënderbeut e të Nënë Terezës.
Sipas kryefamiljarit Bedri Cahani, këtë e kanë bërë që ta ruajnë historinë e popullit shqiptar e atë t'ia përcjellin edhe vizitorëve të huaj.
-
Të shtunën në “Jeta”, familja që po sjell turistë nga e gjithë bota në Gjakovë
-
Rikthimi që peshon sa një jetë. Pas 28 vjetësh, shtëpia e familjes Berisha në Zveçan hapet sërish
-
Nga 1 mijë në rreth 300 banorë, njihuni me fshatin turistik të Kaçanikut
-
Sonte në “Jeta”: Gjin Shatri, banori që i jep jetë Corrovodës me 12 kuajt e tij
-
Mirusha "pa ujëvarë" atraksion i vizituar nga të huajt - JETA