Botë

Sulm kibernetik ndaj disa spitaleve në Londër, ndërpriten shumë shërbime

Sulm kibernetik ndaj spitaleve

Sulm kibernetik ndaj spitaleve

Një numër i madh i spitaleve në Londër kanë deklaruar një incident kritik pasi një sulm kibernetik ka bërë që operacionet të anuloheshin dhe pacientët që ndodheshin në emergjencë të shpërndaheshin diku tjetër.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur në spitalet që janë në partneritet me Synnovis – një furnizues i shërbimeve patologjike, raporton BBC.

Spitali King’s College, Guy’s dhe St Thomas, Royal Brompton dhe E”velina London Children’s Hospital” – si dhe shërbimet e kujdesit primar, janë në mesin e atyre që janë sulmuar.

Incidenti kishte një ndikim të madh në ofrimin e shërbimeve, veçanërisht për transfuzionin e gjakut dhe rezultatet e testeve. 

Disa procedura janë anuluar ose janë drejtuar për në ofruesit e tjerë të shërbimeve shëndetësore, derisa spitalet po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë pune mund të kryhet në mënyrë të sigurt.

Një zëdhënës i spitalit “King’s College” e ka konfirmuar se janë prekur nga sulmi kibernetik. 

Sipas Gazetës së Shërbimit Shëndetësor (HSJ), disa burime të larta i kanë thënë se sistemi ka qenë viktimë e një sulmi ransomëare.