Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është dashur ta shkarkojë bashkëshortin e presidentes, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, për postimin e tij në Facebook përmes të cilit i quan mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Kusari ka thënë se qasja aktuale e zyrës së kryeministrit, Vetëvendosjes dhe presidentes nuk është e duhura.
“Jo vetëm që duhet ta shkarkojë por presidentja duhet të sigurohet që puna e saj e mirë të mos nënvlerësohet nga burri i saj me komente të papranueshme. Kjo nënkupton që gazetarët shihen si kriminelë. Presidentja një lloj kërkimfalje ka mundur ta bëjë, një lloj distancimi”, ka thënë Kusari në “Interaktiv” të KTV-së.
-
Njohësit politikë: Gërvalla po i bashkohet Kurtit, nuk ka më interes nga Osmani
-
Gërvalla: Kemi dallime me Osmanin, s’është nevoja të pajtohemi 100 për qind
-
Kërkohet dorëheqja e Gërvallës pas statusit ku nuk e përmendi UÇK-në
-
Avdyli: Komentet e Sadriut janë nxjerrë prej kontekstit
-
Gjuha e pushtetit ndaj mediave, paralajmërohen pasoja për Kosovën