Policia ka nisur hetimet pasi një qytetar e ka dëmtuar fletëvotimin në një qendër votimi në Shtime. Ai po ashtu ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij.
Policia ka njoftuar se të dyshuarin e ka shoqëruar në stacion policor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 12:22 jemi njoftuar nga zyrtarët policorë të angazhuar në një qendrën të votimit në një shkollë në rrugën në Shtime, se një qytetar ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, tha për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Në lidhje me rastin me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti "Asgjësim i dokumentit të votimit " në procedurë të rregullt.