Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, pasi e ushtroi të drejtën për votë i ftoi të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar akoma, të dalin e të votojnë.
Molliqaj e ka quajtur jetike daljen më të madhe të qytetarëve për të votuar. Ai ka thënë se sa më i madh numri i qytetarëve që votojnë, aq më e madhe është garanca për demokraci.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fluksi i qytetarëve që po votojnë edhe nga të dhënat e KQZ-së tregojnë pjesëmarrje relativisht të kënaqshme të qytetarëve të Kosovës. Besoj se është jetike që pas debateve e fushatës që ka ndodhë, sa më shumë njerëz të shkojnë te kutitë e votimit. Sa më i madh numri i qytetarëve në kutinë e votimit, aq më e madhe garanca për demokraci, e ne besojmë se demokracia është çelësi i organizimit shoqëror e politik në çdo vend”, ka thënë Molliqaj para mediave.