Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e trurit

Foto ilustrim

Ndonëse disa aktivitete ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të trurit, si përvetësimi i aftësive të reja, leximi, aktiviteti fizik dhe gjumi i mjaftueshëm, megjithatë regjimi ushqimor është element kyç për ta mbajtur trurin “të ri” edhe me kalimin e moshës.

Perimet gjethe jeshile, si për shembull spinaqi, kale apo rukola, janë të pasura me vitaminë K, folate, beta-karotinë dhe luteinë. Këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto perime janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në luftimin e dëmtimit të qelizave në trupin tuaj. Sa më pak dëm të bëhet në qeliza, aq më i shëndetshëm dhe më i fortë do të jetë truri edhe trupi juaj.

Perimet që përfshijnë brokolin, lakrat e Brukselit, lulelakrën e shumë të tjera, janë burim i fuqishëm vitaminës K dhe i folatit, vlera ushqyese të rëndësishme për funksionet njohëse dhe trurin.

Patatet e ëmbla dhe perimet e tjera si karotat, specat e kuq dhe kungujt, janë burime të shkëlqyera të beta-karotenit dhe antioksidantëve të shumtë.

Ato luftojnë radilaket e lira të cilat shkaktojnë dëme në qeliza dhe për më tepër sipas një studimi të fundit, beta-karoteni mund të jetë shumë i dobishëm për sëmundjet neurologjike si Alzheimer.

Panxhari është një burim i pasur i nitrateve dhe acidit folik, të cilat nxisin edhe më tej rrjedhjen e gjakut në tru. Kjo gjë përmirëson funksionet njohëse të trurit.

Acidi folik, i njohur gjithashtu si B9, ka treguar se ndihmon në uljen e rrezikut të disa çrregullimeve neurologjike dhe psikologjike si Alzheimer dhe depresioni.

Korrni të gjitha përfitimet e panxharit duke përfshirë atë sallatë ose duke e konsumuar në formë lëngu së bashku me mollën jeshile dhe karotat.

Të konsumoni sa më tepër perime të mundeni është një nga mënyrat më të mira për tu kujdesur jo vetëm për shëndetin e trurit por për të gjithë organizmin. /AgroWeb