Policia ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pa banuar në fshatin Mala Jabuka të komunës së Zubin-Potokut.
Sipas njoftimit të lëshuar të dielën, zbulimi është bërë pas pranimit të një informacioni se në objektin e braktisur mund të ndodheshin armë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit kanë gjetur një armë të tipit AK-47, dy karikatorë të zbrazët për këtë armë, 422 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, 13 fishekë të kalibrit të panjohur, një fishek të kalibrit 9x19 milimetra, dy granatahedhës (tromblonë) si dhe një uniformë ushtarake me emblemë serbe.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.