Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë dhe ta ushtrojnë këtë të drejtë të tyre demokratike.
Kurti pasi votoi tha se sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve në zgjedhje, aq më i madh është legjitimiteti i institucioneve dhe aq më solid stabiliteti i tyre. Sot vendosin ata që votojnë prandaj edhe iu bëjë thirrje qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, ta përdorin të drejtën e tyre qytetare të përcaktohen për përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Republikës në legjislaturën e 11-të”, ka thënë Kurti.
Ai para mediave, ka folur edhe në gjuhën serbe me ç’rast është shprehur që “le të mendojnë se kush punon për të mirën e tyre e le të votojnë”.