Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Plagosen 12 persona në një festival në SHBA, policia vihet në kërkim të të dyshuarve

SHBA

Foto: Associated Press

Policia thotë se është duke kërkuar për të dyshuar pasi të paktën 12 persona janë qëlluar me armë zjarri pranë një festivali në Toledo, në shtetin amerikan të Ohajos, në mesperëndim.

Departamenti i Policisë së Toledos ka thënë se 10 persona "raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa dy mbeten në gjendje kritike".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Departamenti ka thënë se i është përgjigjur një raporti për të shtëna pranë Festivalit Old West End rreth orës 17:37 sipas orës lokale të shtunën.

Zëvendësshefi i Policisë së Toledos, Joe, ka thënë se dyshimet janë se dy persona janë qëlluar me armë dhe se "me gjasë po qëllonin ndaj njëri-tjetrit".

Pamjet e shpërndara në internet, tregojnë njerëz që vrapojnë dhe bërtasin ndërsa dëgjohet një breshëri të shtënash. 

Mosha e viktimave varionte nga 16 deri në 61 vjeç. Kryetari i bashkisë së Toledos, Wade Kapszukiewicz, më parë i ka thënë agjencisë lokale të lajmeve WTOL 11 se të gjithë pritet të mbijetojnë.