Armenët po votojnë të dielën në zgjedhjet parlamentare, ndërsa qeveria në detyrë, nën presionin në rritje të Rusisë, kërkon të lirohet nga lidhjet me Moskën dhe të thellojë bashkëpunimin me Perëndimin.
Kryeministri, Nikol Pashinyan, dhe partia e tij në pushtet “Kontrata Civile”, po kërkojnë një mandat të fortë për një kurs të ri gjeopolitik. Opozita me të cilën përballen përfshin disa parti që janë të zëshme pro-ruse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeksa po hidhte votën e tij të dielën, Pashinyan ka thënë se Armenia do të vazhdojë të forcojë pavarësinë, shtetësinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
"Bashkimi Evropian është partneri ynë kryesor në zbatimin e reformave demokratike dhe ne do të vazhdojmë këtë rrugë", ka deklaruar ai.
Megjithatë, ai ka theksuar gjithashtu se nuk ka tensione midis Armenisë dhe Moskës, duke deklaruar se "marrëdhëniet tona me Rusinë janë institucionale dhe të bazuara në respekt të ndërsjellë", ka raportuar agjencia e lajmeve Armenpress.
Zyrtarët rusë kanë goditur eksportet armene me një breshëri kufizimesh në javët e fundit, ndërsa zyrtarë të lartë, përfshirë presidentin, Vladimir Putin, kanë bërë kërcënime të fshehura duke krahasuar rrugën e Armenisë me atë që tashmë ka ndjekur Ukraina.
Ndërkohë, hetuesit armenë kanë njoftuar se kishin lëshuar gjashtë urdhër-arreste për anëtarët e partisë opozitare “Armenia e Fortë” një ditë para votimit, duke i akuzuar ata për blerje votash.
Komiteti Qendror i Zgjedhjeve i vendit ka konfirmuar të shtunën se partia mund të kandidojë pasi një anëtar i një partie tjetër opozitare, Republika, ka bërë thirrje që “Armenia e Fortë” të përjashtohet për shkak të akuzave për korrupsion.
Parlamenti i Armenisë, Asambleja Kombëtare, duhet të përbëhet nga të paktën 101 anëtarë që zgjidhen për mandate pesëvjeçare. Partitë duhet të fitojnë të paktën 4% të votave për të zënë një vend, ndërsa blloqet e përbëra nga tre ose më shumë parti duhet të arrijnë 8%.
Dy blloqe politike dhe 17 parti po marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës. Shumica e anketuesve dhe ekspertëve kanë parashikuar se Pashinyan, i cili ka ardhur në pushtet në vitin 2018 pas protestave të gjera në rrugë, do të dalë në krye.