Duke u mbështetur në të dhënat preliminare të KQZ-së nga më shumë se 97% e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është 162,439 votues apo 8.29%.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi po vazhdon pa probleme.
“Procesi i votimit po zhvillohet sipas planifikimeve. Sipas të dhënave nga komisionet komunale, deri tash votimi po zhvillohet në kushte të rregullta dhe pa probleme”, ka thënë ai në konferencën e orën 11:30.
Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e 28 dhjetorit patën votuar 8.27 për qind.