Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të dalin të votojnë.
Gjini pasi ushtroi të drejtën e tij për votë, para mediave ka deklaruar se qytetarët duhet ta thonë fjalën e tyre sot dhe ta marrin vendin në duart e tyre. Ai u shpreh se uron që këto zgjedhje të sjellin ditë më të mira për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot është një ditë e mirë, mot i mirë. I ftoj qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë dhe ta marrin Kosovën në duart e veta. Kosova iu përket vetëm qytetarëve dhe ata duhet ta thonë fjalën e tyre sot. Shpresoj që këto zgjedhje të sjellin ditë më të mira për Kosovën”, ka thënë Gjini pasi ushtroi të drejtën e tij për votë.