Ka përfunduar numërimi i votave në më shumë se 65 për qind të vendvotimeve për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Rezultatet preliminare kanë nxjerrë Vetëvendosjen të parën me 43 për qind të votave. Në Kuvend, sipas matjeve të deritashme, kjo parti do të marrë 48 ulëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 21 për qind, apo 24 ulëse.
Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta me 17.6 për qind apo 20 ulëse.
Aleanca ka marrë tetë deputetë me 7.16 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.
Numërimi i deritashëm i votave për kandidatë ka treguar se te VV-ja dhe LDK-ja nuk duhet të ketë ndryshime në lista për shkak të kuotës gjinore që kërkon që së paku 30 për qind e deputetëve të një grupi të jenë të gjinisë femërore.