Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Lumir Abdixhiku

Foto: Arkiv nga Kuvendi i kaluar i LDK-së

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku e ka thirrur për të enjten, 30 korrik, Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë. 

Rreth 150 delegatët e Kuvendit të LDK-së kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë me qëllim shkarkimin e kryetarit Abdixhiku.

Kërkesa për votëbesim ndaj Abdixhikut, është iniciuar pas pakënaqësive të shfaqura brenda partisë lidhur me rezultatin në zgjedhjet e 7 qershorit. LDK-ja ka dalë parti e tretë me më pak se 17 për qind të votave, që ia kanë siguruar 18 ulëse në Kuvend.

“Kryetari i LDK-së, në ushtrim të kompetencave dhe detyrimeve të përcaktuara me Statutin e partisë, ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas përfundimit të procedurave statutare të verifikimit të kërkesës së paraqitur nga delegatët e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Në funksion të garantimit të rregullsisë, ligjshmërisë dhe integritetit të procesit, thuhet se Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer verifikimin e të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, në përputhje me dispozitat e Statutit.

“Nga ky proces është konstatuar se është përmbushur kriteri statutar prej së paku një të tretës (1/3) të delegatëve të Kuvendit, të nevojshëm për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm. Në zbatim të detyrimeve statutare dhe pa asnjë vonesë pas përfundimit të procesit të verifikimit, kryetari i LDK-së ka vendosur që Kuvendi i jashtëzakonshëm të mbahet të enjten, më 30 korrik 2026, me fillim nga ora 18:00”, thuhet në njoftim.

Vendi i mbajtjes së Kuvendit dhe detajet e tjera organizative thuhet se do t’u komunikohen delegatëve në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Statuti.

Abdixhiku: Më 30 korrik përcaktojmë LDK-në, pas kësaj le të përcaktojmë Republikën

1 muaj më parë / 27 kor 2026 20:17
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në pesë vitet si kryetar i partisë, më 30 korrik do të jetë Kuvendi i katërt. Abdixhiku ka thënë se këtë Kuvend të jashtëzakonshëm e ka konsideruar të panevojshëm, të pakohë dhe të pavend. 

Ai po ashtu ka thënë se ky Kuvend është edhe përçarës. 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku e ka thirrur për të enjten, 30 korrik, Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë. 

Rreth 150 delegatët e Kuvendit të LDK-së kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë me qëllim shkarkimin e kryetarit Abdixhiku.

Kërkesa për votëbesim ndaj Abdixhikut, është iniciuar pas pakënaqësive të shfaqura brenda partisë lidhur me rezultatin në zgjedhjet e 7 qershorit. LDK-ja ka dalë parti e tretë me më pak se 17 për qind të votave, që ia kanë siguruar 18 ulëse në Kuvend.

“E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë, të pavend. Si proces të njëanshëm e konsideroj të dëmshëm; e konsideroj dhe përçarës. Jo për fatin tim individual, por për plagët që veçse ia ka lënë LDK-së. As nuk ka qenë koha; as vendi; edhe më pak mënyra. Por zgjodhën një rrugë tjetër. Dhe demokracia këtë ka. Si të tillë, më duhet ta pranoj. Edhe kur nuk më duket e drejtë. Unë e respektoj demokracinë; sepse e besoj. Prandaj ballafaqohem. Pres të sillen njëjtë edhe të tjerët pas të enjtes kur LDK flet përsëri”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. 

Ai ka thënë se më 30 korrik do të përcaktohet rruga e LDK-së e ka thënë pas kësaj do të përcaktohet Republika. 

“Unë do të hyj në këtë Kuvend me bindje, me qetësi dhe me besim të plotë tek njerëzit tanë. Dhe në këtë rrugëtim, do të qëndrojë. Sepse përveç bindjes s’kam asgjë tjetër. Dhe nga këto bindje, del dhe thirrja ime, për delegatët e Lidhjes. Qëndroni! Qëndroni, sepse, ndonëse ky nuk është Kuvendi që kam kërkuar, ai mund të bëhet Kuvendi që i jep LDK-së atë që i ka munguar më së shumti, qartësinë. Qartësinë se kjo shtëpi e madhe e demokracisë është veç e anëtarësisë! Të enjten, më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në. Pas saj, le të përcaktojmë Republikën”, ka shkruar Abdixhiku. 


 

Bajrami: LDK-ja duhet të ndryshojë që të ringrihet

1 muaj më parë / 27 kor 2026 17:40
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami

Photo: Driton Paçarada

Deputetja e zgjedhje e Lidhjes Demokratike te Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se duhet ndryshime në lidershipin e partisë nëse dëshiron që LDK-ja të ringrihet. 

Bajrami të enjten ka thënë se LDK-ja do të përballet me një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e saj. 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku e ka thirrur për të enjten, 30 korrik, Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë. 

Rreth 150 delegatët e Kuvendit të LDK-së kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë me qëllim shkarkimin e kryetarit Abdixhiku.

Kërkesa për votëbesim ndaj Abdixhikut, është iniciuar pas pakënaqësive të shfaqura brenda partisë lidhur me rezultatin në zgjedhjet e 7 qershorit. LDK-ja ka dalë parti e tretë me më pak se 17 për qind të votave, që ia kanë siguruar 18 ulëse në Kuvend.

“Kuvendi nuk duhet të shihet si përballje mes njerëzve, por si një vendim për të ardhmen tonë të përbashkët. Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së nuk do të vendoset se kush është me kryetarin aktual dhe kush kundër tij, as kush është me LVV-në e kush me PDK-në. Kuvendi do të tregojë se kush është me LDK-në. Dhe këtu pyetja është shumë e thjeshtë: A jemi të kënaqur me gjendjen ku ndodhet LDK-ja sot? Nëse përgjigjja është “jo”, atëherë duhet të kemi guxim për ndryshim”, ka shkruar Bajrami. 

Bajrami ka thënë se nga viti 2021 LDK-ja ka kaluar në tri parë zgjedhje dhe ka përfunduar e treta. Po ashtu ka thënë se nuk kanë pasur as sukses në nivel lokal. 

“Kur rezultatet mungojnë një herë, mund të flitet për rrethana. Kur mungojnë vazhdimisht, përgjegjësia nuk mund t’u mvishet më rrethanave. Pas humbjes në zgjedhjet e dhjetorit 2025, i kam kërkuar dorëheqjen kryetarit të partisë dhe në të njëjtën kohë, kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares. Pra, nuk kam kërkuar nga ai atë që nuk kam qenë e gatshme ta bëj vetë. Sepse përgjegjësia politike nuk është dënim. Është standard demokratik dhe respekt ndaj anëtarësisë dhe votuesit. Është pikërisht standardi mbi të cilin po ky kryetar ka ardhur në krye të LDK-së”, ka thënë Bajrami. 
Ajo ka thënë se LDK-së i duhet një udhëheqje e re e jo “zëvendësim i një emri me emër tjetër”. 
“Një udhëheqje që bashkon e nuk ndan. Që dëgjon e nuk hakmerret. Që vlerëson mendimin ndryshe e nuk e trajton atë si mosbesnikëri. Që e njeh meritën, punën dhe kontributin. Që i çmon më shumë qëndrestarët sesa turistët politikë. Që secilit ia njeh vendin meritor dhe nuk i nëpërkëmb vlerat për shkak të bindjeve personale. LDK-ja nuk duhet të jetë rezervë për askënd.

LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë as e LVV-së, as e PDK-së, as e AAK-së dhe as e ndonjë grupimi tjetër politik. LDK-ja nuk duhet të hyjë në zgjedhje duke menduar se partner i kujt do të bëhet pas humbjes. LDK-ja duhet të hyjë në zgjedhje për të fituar”, ka shkruar Bajrami. 

Bajrami ka thënë se Kuvendi i jashtëzakonshëm duhet të shihet si fillim i ri i përbashkët për të gjithë në parti. 

“Kuvendi i ardhshëm nuk duhet të shihet si fundi i dikujt, por si mundësi për një fillim të ri - të përbashkët për të gjithë ne. Jo kundër një individi, por pro LDK-së. Jo për interesa personale, por për besimin e qytetarëve. Jo për të qenë pjesë e pushtetit të të tjerëve, por për t’u bërë vetë alternativa fituese. LDK-ja duhet të ndryshojë, që të ringritet. Duhet të bashkohet, që të fitojë. Dhe duhet të fitojë, që t’i shërbejë Kosovës”, ka shkruar Bajrami. 

E deputeti i zgjedhjes i LDK-së, Arben Gashi, ka shkruar se partisë i duhet një lidership i fortë, me vlera të palëkundura dhe me guxim për të udhëhequr. 

“Vendimet që merren të enjten nuk janë vetëm për sot. Ato do të përcaktojnë mënyrën se si do ta bëjmë politikën, si do t’u shërbejmë qytetarëve dhe si do ta ndërtojmë besimin e ri te LDK-ja. Kosova ka nevojë për një LDK të fortë. Dhe një LDK e fortë fillon me vendime të drejta, të mençura dhe largpamëse. E ardhmja nuk pret. Është koha ta ndërtojmë”, ka shkruar Gashi.