Maurizio Sarri është kthyer për ta drejtuar ekipin e Lazios. Këtë e bëri të ditur të hënën klubi nga Roma.
66-vjeçari Sarri ishte në krye të Lazios nga viti 2021 deri në mars të vitit të kaluar. Së fundi Lazion e ka drejtuar Marco Baroni.
“Maurizio Sarri është kthyer në shtëpi. Kthimi i tij është zgjedhje zemre dhe vizioni. Me të duam të vazhdojmë rrugën që u ndërpre shumë herët. Së bashku mund të kthejmë entuziazmin, identitetin dhe ambiciet. Mirë se vjen komandant”, ka thënë presidenti i Lazios, Claudio Lotito.
Sarri ka përvojë të gjatë në futbollin italian.