Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka filluar një valë sulmesh nëpër Liban pas njoftimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se vendi i tij do t’i intensifikojë sulmet ndaj Hezbollahut, transmeton “BBC”.
Ushtria e Izraelit ka njoftuar se ka lansuar sulme ndaj objekteve të Hezbollahut në Luginën Bekaa në lindje të Libanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmet erdhën pas një videoje të publikuar nga Netanyahu të hënën mbrëma në të cilën tha se Izraeli është “në luftë me Hezbollahun” dhe se i ka dhënë instruksione ushtrisë së tij “t’i japë Hezbollahut një goditje shkatërruese”.
Më herët këtë muaj Libani dhe Izraeli u pajtuan të zgjashnin një armëpushim 45-ditor, ndonëse disa luftime kanë vazhduar.