Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramaj: Në Kosovë pacientët paguajnë shumë nga xhepi i tyre

Saranda Ramaj

Hulumtuesja e politikave shëndetësore dhe autorja e dokumentarit “Në pritje të reformës së vonuar”, Sarandaj Ramaj, ka thënë se pacientët në Kosovë ende paguajnë shumë nga xhepi i tyre. 

Ajo ka thënë se nga lista e barnave esenciale, të paktën 10 barna aktualisht s’kanë autorizim marketing dhe duhet të blihen e sigurohen nga pacientët. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një nga personazhet në dokumentar, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, që është vetë i diagnostikuar me kancer, tregon se shpenzimet i ka 300-400 euro e në raste edhe më shumë, vetëm për barna që duhej të ishin në spital...Pacientët kosovarë janë në pozitë shumë të disfavorshme, s’kanë siguri financiare as me i ofruar vetes trajtim të dinjitetshëm”, ka thënë Ramaj në “Konfront” të KTV-së. 

Ramaj ka folur edhe për pushimet mjekësore. Ai ka thënë se ka dëgjuar mjaft zyrtarë publikë, duke i konsideruar si pushime të zakonshme 20 ditë pushim mjekësor në vit. 

“E konsiderojnë domosdoshmëri me i marrë, është i tyret e duhet të merret. E nuk është e vështirë sot të merret një raport mjekësor, fatkeqësisht”, ka thënë Ramaj. 
 


Goçaj-Jakupi flet për rikthimin në punë pas përballjes me kancerin e gjirit

Radiologia Kaltrina Goçaj-Jakupi, e cila ka qenë e diagnostifikuar me kancer të gjirit, deklaroi se nuk e bën më të lehtë këtë sfidë fakti që je pjesë e stafit shëndetësor.

Në emisionin “Konfront” në KTV, Goçaj-Jakupi ka folur për sfidat me të cilat përballet një person me kancer, një ndër to edhe rikthimi në punë. Ajo ka thënë se ka shumë vështirësi, duke filluar nga ato financiare e pastaj edhe trajtimet që duhet nënshtruar për ta luftuar këtë sëmundje.

“Diagnostifikimi me kancer të gjirit është po aq stigmatizuese për secilin person i cili mundet të kalojë nëpër diagnozë të tillë. Është po aq e rëndë ta pranosh fillimisht që është pjesë e trupi tënd tanimë dhe që duhet të përballesh me trajtime që janë po aq agresive sa diagnoza e kancerit. Mbështetja që marrim nga kolektivi është mbështetje veç morale që është shumë për t’u vlerësuar sepse mbështetja e rrethit ndikon në mirëqenie të përgjithshme të pacientit”, është shprehur Goçaj-Jakupi.

Ajo ka thënë që janë ndihmesë informacionet të cilat i posedon si pjesë e stafit shëndetësorë, ndonëse “të ndihmosh të tjerët në këtë rrugë e pastaj të bëhesh vetë paciente është mjaft e vështirë”.


Imeri thotë se pushimi mjekësor i rregulluar me ligj është për keqardhje

Tevide Imeri nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, ka thënë se pushimi mjekësor, i rregulluar sipas ligjit në Kosovë, është për keqardhje. 

Imeri ka thënë se 20 ditë në vit pushim mjekësor është shumë pak dhe se është për keqardhje dhe sfidë për shumë punëtorë, e veçanërisht ata që përballen me sëmundje të rënda. 

“Unë konsideroj se është një joharmonizim i ligjeve në përgjithësi. Ligjet duhet të kenë të përbashkët. Kur s’ka harmoni atëherë rrjedhin këto gjëra. Sa i përket pushimit mjekësor është për keqardhje, është e dhimbshme që po shkojmë gati 30 vjet pas luftës, dhe akoma përballemi me këto probleme...Ne si Federatë, në çdo ditë përballemi me probleme të njëjta të punëtorëve. Punëtorë që ankohen se nuk mund të marrin pushim mjekësor. Derisa kishim kontratë kolektive sektoriale, kishim pak të specifikuara pushimet dhe mund t’i zgjasnim”, ka thënë Imeri në “Konfront” të KTV-së.